Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin dhe Hailey Bieber synojnë ceremoni martesore në shtator

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey njoftohet se po planifikojnë ta organizojnë një ceremoni zyrtare për miqtë dhe familjen rreth kohës së përvjetorit të tyre të parë të martesës.

Ylli i hitit “Baby” u martua me modelen/aktoren në një ceremoni të fshehtë në ofiqarinë e New Yorkut në shtator të vitit 2018, dhe pasi që vendosën së fundmi ta pauzojnë mbajtjen e një ceremonie më të madhe, çifti tani shpreson ta shënojë përvjetorin martesor duke i ftuar të dashurit në një ndejë të madhe, shkruan KOHA Ditore.

"Hailey po punon me një planifikues", tha një burim për People.com. "Ata të dy janë të ngazëllyer."

Planet e mëdha martesore të Bieberëve thuhet se janë shtyrë për një kohë të pacaktuar ndërsa këngëtari kërkoi trajtim për depresion në fillim të këtij viti, por tani ai është "më mirë".

"Ai vazhdon të trajtohet dhe të punojë për ta mirëmbajtur një shëndet të mirë mendor", shton burimi i brendshëm. "Ai po krijon muzikë, por po i merr gjërat ngadalë. Ai është duke mësuar se si ta menaxhojë jetën më mirë në përgjithësi".