Showbiz

Justin Bieber shpjegon pse Selena Gomez është në historinë e kërkimit të Googlet

Foto: Ilustrim

Justin Bieber i kritikoi adhuruesit përmes rrjeteve sociale pasi ata e akuzuan atë se po i kërkon videoklipet e ish të dashurës së tij Selena Gomez.

Ndjekësit vigjilentë e vërejtën listën e kërkimeve të Bieber në Google, kur këngëtari 25-vjeçar e postoi një video nga ekrani i tij i laptopit në llogarinë e tij në Instagram Story.

Duke e kritikuar në një publikim për drejtshkrimin e gabuar të emrit të tij në një artikull, Bieber nuk arriti ta vërejë se kërkimet e tij ishin të dukshme.

Adhuruesit e këngëtarit të hitit “Baby” shumë shpejt theksuan se ai e kishte kërkuar në Google performancën e ish-të dashurës së tij 26-vjeçare në festivalin muzikor të Californisë Coachella me Ozuna, Cardi B dhe DJ Snake.

Duke iu përgjigjur komenteve, Bieber pretendoi se nuk po e kërkonte Gomez qëllimisht, shkruan KOHA Ditore.

"Doli pasi që bashkëshortja ime dhe unë po e shikonim performancën time në Coachella, ajo performoi menjëherë pas times, sepse është e lidhur... më vjen mirë që edhe ajo perfomoi në Coachella, është e mrekullueshme", tha ai.

"Nuk kam asgjë për të fshehur, nuk e dija se ishte aty, unë nuk mendova dy herë dhe ende nuk mendoj, sepse nuk kam asgjë për të fshehur".

Bieber, i cili është i martuar me modelisten Hailey Baldwin, më pas i sqaroi gabimet e tij të drejtshkrimit dhe shtoi: "Ajo që doja të thosha është se videoja e këngës së Selenës duke kënduar ‘Taki Taki’ doli pasi gruaja ime dhe unë e shikuam performancën time në Coachella.

Image