Justin Bieber ia ka dhuruar një “dhuratë” të Krishtlindjeve fansave duke paralajmëruar planet për album dhe turne të ri në vitin 2020.
Bieber e bëri publik lajmin e vet të madh të hënën dhe më pas e publikoi një video, të xhiruar në një pompë karburanti të braktisur pranë Los Angelesit, në mbrëmjen e Krishtlindjes, duke shpjeguar gjithçka rreth planeve të tij për Vitin e Ri.
Ylli i këngës “Baby”, gjithashtu, është duke menduar për një seri dokumentare.
"Si njerëz, ne jemi të papërsosur", thotë Bieber në video. "E kaluara ime, gabimet e mia, të gjitha gjërat që i kam kaluar. Unë besoj se jam aty ku duhet të jem. Zoti më ka sjellë mu aty ku më do”.
Duke e përshkruar albumin e tij të ri - të parin që nga albumi i vitit 2015, “Purpose”, ai shton: "E ndiej se ky është ndryshe nga albumet e mëparshme vetëm për shkak të fazës në të cilën jam në jetën time. Muzika është ajo që e dua më shumë se gjithçka që kam bërë".
Edhe
Justin Bieber zbulon datat për turneun e tij
Në prapavijën e videos dëgjohej singli “Yummy”, i cili lansohet më 3 janar (2020). Ai do të paraqitet në albumin e pestë të këngëtarit, i cili nuk ka ende titull dhe as datë të publikimit, shkruan KOHA Ditore.
Turneu ameriko-verior i Bieber, i cili do të mbahet në arena/stadiume, do të fillojë më 14 maj në CenturyLink Field në Seattle, Washington dhe do të përfundojë më 26 shtator në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey.