Justin Bieber po i ndihmon adhuruesit të qëndrojnë të freskët gjatë gjithë vitit duke i zbuluar planet se do ta lansojë deodorantin e tij natyral.
Këngëtari i hitit “Sorry” ka hyrë në partneritet me drejtuesit e brendit të produkteve të trupit “Schmidt’s” për ta zhvilluar parfumin e tij, të emërtuar Here + Now, i cili pritet të dalë në shitje këtë vjeshtë.
Duke e postuar një fotografi në Instagram të vetes në toples me krahë të shtrirë, Bieber shkruan: "Gati për Here + Now... bashkëpunimi i ri vjen këtë vjeshtë me @schmidtsnaturals".
Deodoranti do të bëhet vetëm me përbërës me bazë bimore, duke e bërë atë tërësisht vegan, me një etiketë të dizajnuar nga vetë këngëtari, shkruan KOHA Ditore.
Sipas CEO dhe bashkëthemeluesit të “Schmidt’s”, Michael Cammarata, emri i produktit është një referencë për qasjen e re të Bieber për shëndetin mendor, duke shërbyer si një përkujtues për ta vlerësuar çdo moment.
"Është më shumë se vetëm një deodorant; është një mënyrë jetese dhe një lidhje me njerëzit përreth jush", thotë Cammarata për People.com.
Edhe
Justin Bieber kërkon që industria e muzikës të bëhet “më e sigurt”
"Bëhet fjalë për zgjedhje të vogla, por të qëllimshme që i bëjmë çdo ditë e që na ndihmojnë të jetojmë jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme, mendërisht dhe fizikisht".

Bieber ka folur më hapur për betejat e tij me depresionin në muajt e fundit, dhe më parë këtë vit njoftoi se do ta bëjë një pushim nga qendra e vëmendjes për t'u përqendruar në familjen e tij dhe shëndetin mendor.