Julia Roberts ka dërguar mesazhe dashurie, duke veshur bluzë në përkrahje të atyre që ajo i quan të braktisur nga vetë shteti dhe qeveria.
Derisa po promovonte pjesëmarrjen e saj në seritë e reja “HomeComing” në Londër, Roberts mbante veshur bluzë me mbishkrimin “Zgjidhni Dashurinë” të dizajnuar nga Katharine Hamnett për fondacionin për ndihmë të refugjatëve, transmeton koha.net.
Roberts, 50-vjeçare, do të luajë rolin e Heidi Bergman, një punëtore në një agjenci sekrete qeveritare në projektin “ Kthimi në shtëpi”, ku i duhet të ndihmojë veteranët që të kthehen në jetën normale pas luftës.
Seritë e “homecoming” do të debutojnë në amazon më 2 nëntor.
Artikuj të ngjashëm
-
Meryl Streep e gatshme ta luaj Miranda Priestlyn në “The Devil Wears Prada 3”
-
Julia Roberts ëndërron të rikthehet në teatër
-
Julia Roberts: Burrat ende dominojnë në Hollywood
-
Julia Roberts pret shumë debat nga filmi i ri
-
Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on 30” në Netflix