Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Josie Totah e fiton rolin kryesor në vazhdimin e “Saved By The Bell”

Ylli i “Champions” Josie Totah do ta drejtojë kastin e vazhdimit të serisë “Saved By The Bell”.

Aktorja ka pranuar ta luajë tifozen Lexie, "vajzën më të popullarizuar në Bayside High", në serialin e ri streaming, sipas “The Hollywood Reporter”.

Në komedinë e ardhshme do të paraqiten gjithashtu yjet origjinale të “Saved By The Bell”, Mario Lopez dhe Elizabeth Berkley, të cilët i reprizojnë rolet e tyre si A.C. Slater dhe Jessie Spano.

Mark-Paul Gosselaar nuk ka pranuar të paraqitet në serial, por ai do të jetë atje me zemër - personazhi i tij, Zack Morris, tani është guvernatori i Kalifornisë, shkruan KOHA Ditore.

Totah, e cila gjithashtu u shfaq në “Spider-Man: Homecoming” dhe “Glee”, u shfaq në titujt kryesorë të tabloidëve në gusht 2018, kur u prononcua si transgjinore në revistën “Time”.