Kristen Bell do të bëhet Gossip Girl edhe një herë për ta bërë narracionin e ribërjes së serisë së ardhshme.
Ylli i “Frozen” ia huazoi zërin hit-dramës për adoleshentë nga viti 2007 deri në vitin 2012, ndërsa tani ajo do të kthehet në franshizë për të ndihmuar që t’i tregojë tregimet e një gjenerate të re të adoleshentëve të shkollës private me seli në New York.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRimejku i “Gossip Girl” do të vendoset tetë vjet pas ngjarjeve të serialit të mëparshëm gjashtë-sezonësh, i cili ishte i bazuar në romanet për të rinjtë e rritur të Cecily von Ziegesar, dhe i cili ishte meritor që i shndërroi Blake Lively, Leighton Meester, Penn Badgley, Chace Crawford, Ed Westwick dhe Taylor Momsen në yje, shkruan KOHA Ditore.
Duke e paralajmëruar marrëveshjen me Bell, producentët thonë: "Kristen Bell gjithmonë ka qenë dhe do të jetë zëri i Gossip Girl."

Detajet e tjera të kastingut ende nuk janë zbuluar.
Rimejku i serisë, i zhvilluar nga producentët origjinalë të serisë Joshua Safran, Josh Schwartz dhe Stephanie Savage, është vendosur të transmetohet në shërbimin e ri amerikan për streaming HBO Max.