Po mblidhet ekipi të cilin do ta shohim përsëri në shkollën e mesme Bayside. Seriali amerikan për adoleshentë “Saved by the Bell” ishte një nga hitet kryesore nga viti 1989 deri në vitin 1993 kur u shfaq, ndërsa disa prej aktorëve që i realizuan rolet kryesore janë të njohur edhe sot.
Disa nga ekipi origjinal i përbërë nga Mark-Paul Gosselaar, Dustin Diamond, Lark Voorhies, Dennis Haskins, Tiffani-Amber Thiessen, Elizabeth Berkley dhe Mario Lopez po kthehen së shpejti në Los Angeles ndërsa fëmijët e tyre do t’i vijojnë mësimet në Bayside. Të gjithë interesoheshin se kush do të shfaqej në rolin e djalit të Gosselaar, apo djalin e Zack Morris i cili e udhëhoqi serialin origjinal, ndërsa këtë informacion e zbuloi dje më në fund Peacock.

Mitchell Hoog (Richard Jewell) e fitoi rolin e Mac Morris, i cili përshkruhet si "djali i bukur, simpatik, i privilegjuar" tani i guvernatorit të Kalifornisë Zack Morris i cili merr pjesë në Bayside ashtu si babai i tij, shkruan KOHA Ditore. Por Zack Morris duhet të merret me gjëra serioze në këtë seri, kështu që guvernatori i mbyll shkollat jofitimprurëse dhe i dërgon disa studentë në Bayside.
Për rol në serinë e re është përzgjedhur edhe Belmont Cameli i cili do ta luajë Jamie Span, kapitenin e ekipit të futbollit Bayside dhe djalin e Jessie (Berkley). Haskiri Velazquez e mori rolin e Daisy ndërsa shoqen e saj Aisha e luan Alycia Pascual-Pena.
Nga ekipi origjinal, rolin e vet do të duhej ta përsëritë Lopez si A.C. Slater, ndërsa Thiessen është në bisedime për rolin e Kelly Kapowski.
Serialin e ri “Saved by the Bell” në ekranet e vogla e presim këtë vit, ndërsa data e saktë nuk dihet ende.
-
Tom Holland për “Odisenë”: Ky është shansi im i fundit për të luajtur rolin e një djali
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”
-
Anya Taylor-Joy lufton për mbijetesë në serialin e ri “Lucky”
-
Jennifer Aniston zbulon se edhe yjet e mëdhenj kishin emocione kur luanin në “Friends”
-
J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin "Office Romance"