Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jordyn Woods pritet të lansojë album sivjet

Jordyn Woods ka shpërfaqur talentin për muzikë në “The Masked Singer”. E pas kësaj, ajo ka bërë të ditur se planifikon ta lansojë një album sivjet.

Woods, dikur mike e ngushtë e Kylie Jennerit, ka pranuar mesazhe nga shumë fansa. Shumica prej tyre i kanë thënë se prej që e ka lënë familjen Kardashian, është duke shkëlqyer dhe se ai veprim ka qenë më i miri që e ka bërë, raporton “Cosmopolitan”, transmeton KOHA.
Gjatë një interviste me Entertainment Tonight, ajo konfirmoi që ka qenë duke punuar me këngët e reja dhe se po planifikon që ta lansojë një album kur të përfundojë “kjo situatë në të cilën gjindemi”.

Ajo e ka cekur se njëherë nuk është duke planifikuar që të lidhë kontratë me ndonjë kompani muzikore, por se ka gjasa që ajo të hapë një kompani muzikore dhe të bëjë kontratë aty.