Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jolie planifikoi ndarjen nga Pitti pak muaj para se të ndodhte incidenti në aeroplan

Angelina Jolie ka dhënë sinjale se diçka e tmerrshme ndodhi gjatë fluturimit me Brad Pittin dhe fëmijët nga Nice e Francës për në Los Angeles, që i dha fund martesës së tyre.

Por ylli 41-vjeçar kurrë nuk dha detaje të incidentit në aeroplan. Të mërkurën revista “UsWeekly” ka publikuar disa detaje, përfshirë kërkesën e aktores ndaj burrit të saj që të bëhet esëll. Kjo revistë gjithashtu ka raportuar se Jolie planifikoi ndarjen nga Pitti “pak muaj” para se të ndodhte incidenti në aeroplan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një burim i kësaj reviste ka thënë se Brad kishte pirë shumë gjatë fluturimit dhe nuk kishte shkuar mirë me Jolien atë mbrëmje.

Të mërkurën në një intervistë për revistën “GQ” kishte thënë se ndarja nga Jolie ishte si vdekje për të.