Aktori Brad Pitt ka krahasuar ndarjen nga Angelina Jolie me “një vdekje” dhe ka pranuar se alkooli u bë problem në martesën e tij.
Jolie befasoi botën në gusht të vitit 2016 kur bërë kërkesë për shkurorëzim pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në një aeroplan privat mes aktorit dhe djalit të tyre 15-vjeçar, Maddoxit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani për revistën “GQ” për herë të parë ka folur për ndarjen, duke fajësuar veten për problemet martesore.
“E fitova lotarinë dhe ende vrapoja pas gjërave të kota”, ka thënë Pitt.
“[Ndarja] ishte vetëftohje... Nëse e do dikë, lëre të qetë. Tani e di se çfarë do të thotë, duke e ndjerë vetë”.
“Do të thotë ta duash dikë pa asnjë kompensim. Do të thotë që të mos presësh. Nuk do të thotë asgjë derisa e përjeton”, ka shtuar ai.
Kur është pyetur nëse muajt e fundit kanë qenë si vdekje, ai shkurt është përgjigjur: “Po”.