Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johnny Depp urren ta quajnë i “famshëm i hollywoodit”

Ylli i filmave “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, u bë aktorë i listës A në Hollywood pasi arriti të luaj role protagonist në disa filma me buxhet të lartë, por ai thotë se nuk e konsideron veten të famshëm sepse ky term i duket i çuditshëm.

“Më e rëndësishmja është se unë kurrë nuk e konsideroj veten të famshëm të hollywoodit. Ky titull më duket grotesk. Mua gjithmonë më kanë pëlqyer njerëzit të cilët luftojnë për të qenë vetvetja.”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Depp këtë deklaratë e bëri gjatë kohës sa po qëndron në Spanjë, ku po e ndjekë edicionin e fundit të festivalit të filmit San Sebastian, transmeton Koha. Atje, aktori po e promovon filmin e tij të ri dokumentar “Crock of Gold: A Few Rounds With Shane MacGowan”, ku vjen në rolin e producentit.

Ylli 57-vjeçar i kinematografisë i cili po ashtu është tejet i pasionuar pas muzikës, tutje ka treguar se është adhurues i madh i festivalit të përvitshëm në San Sebastian, pasi mendon që këtë ngjarje nuk e ndjekin shumë njerëz tipik të Hollywoodit.

“Ky festival gjithmonë ndiqet nga numri më i vogël i njerëzve tipik të hollywoodit. Mendoj se San Sebastian është me të vërtetë një festival dedikuar kinematografisë, filmbërësve dhe njerëzve që punojnë në realizimin e filmave, dhe kjo është një gjë e mrekullueshme”, citohet të ketë thënë aktori për portalin “Variety”.

Kohëve të fundi, Depp ka qenë shumë aktiv në luftën kundër racizmit në Amerikë. Ylli i filmave “Fantastic Beasts” ka premtuar se do të ndihmojë në përfundimin e racizmit sistematik, pas vdekjes së afrikano-amerikanit të paarmatosur, George Floyd, si dhe u ka bërë thirrje edhe të tjerëve të veprojnë njësoj duke mos heshtur karshi problemeve të këtilla.