John Cho do ta luajë rolin kryesor në versionin e ardhshëm të serisë “Cowboy Bebop”.
“Cowboy Bebop”, përshtatja e serisë së animuar japoneze, për të cilën në nëntor janë kërkuar 10 episode, do të bëjë fjalë për ekipin e gjuetarëve në koka të cilët ikin nga e kaluara e tyre, ndërsa i ndjekin kriminelët më të rrezikshëm në sistem. Ata madje do ta shpëtojnë edhe botën... për çmimin e duhur.

Cho do ta luajë Spike Spiegel, i përshkruar si "kauboji" cool (gjuetarin në koka) me një buzëqeshje të ligë, shpirt të zjarrtë dhe stil të bollshëm. Ai udhëton në sistemin diellor me ish-partnerin e tij nga policia, Jet Black, në kërkim të kriminelëve më të rrezikshëm.
Në seri gjithashtu luajnë Mustafa Shakir (Luke Cage) si Jet i lartpërmendur, Daniella Pineda (The Detour) si Faye Valentine dhe Alex Hassell (Bonkers) si armiku i Spike, Vicious, shkruan KOHA Ditore.
Christopher Yost (Thor: Ragnarok) do ta shkruajë episodin e parë të Cowboy Bebop, ndërsa Alex Garcia Lopez (Daredevil) do ta bëjë regjinë e dy episodeve të para. Shinichiro Watanabe, i cili e bëri regjinë e animacionit origjinal, do të shërbejë si konsulent.