Jack Black dëshiron ta luajë keqbërësin e DC Comics, Penguin, në një film të pavarur të stilit të Joker.
Ylli i “School of Rock” shfaqet përkrah aktores së “Guardians of the Galaxy”, Karen Gillan në filmin e tij të ri, Jumanji: The Next Level, dhe u pyet nëse dëshiron të bashkohet me të në franshizën e Marvel gjatë një interviste me GQ Middle East.
Black tha se ai do të dëshironte të punonte me regjisorin James Gunn dhe me Marvel, por roli i tij i ëndrrave do të ishte keqbërësi i Batman, Penguin, kështu që ai bëri shaka se roli do të duhej të ishte një rol gërshetues (crossover).
"Po, James Gunn. Unë jam gati të hidhem në universin e Marvel. Po mendoj mbase Penguin. E di që është DC, por them t’i ndryshojmë paksa rregullat vetëm një herë!", zbuloi ai.
Megjithatë, pasi që Gillan u pyet për propozimin, ai e pranoi se kjo mund të ishte një "ide e keqe" dhe sugjeroi që një ide më e përshtatshme mund të ishte një film i pavarur si një version i errët i Todd Phillips për origjinën e keqbërësit më të famshëm të Batmanit, Joker, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
Scarlett Johansson pritet t’i bashkohet kastit të filmit “The Batman Part II”
"Unë po mendoja vetëm për ‘Penguin’. Ashtu si Joker. Penguin", shtoi ai, një sugjerim që hasi në miratimin e Gillan.
Black ndoshta do të duhet të presë një kohë për ta pasur mundësinë që ta luajë Penguinin, pasi që Colin Farrell do ta marrë atë rol në filmin e ardhshëm “The Batman”, i cili do të dalë në vitin 2021.