“Scooby-Doo” është film i popullarizuar i animuar për fëmijë i cili i ka fituar zemrat e shumë adhuruesve qysh në transmetimin e parë. Në maj të vitit 2020 do të vijë një adaptim i ri i filmit, ndërsa në rolet kryesore priten Zac Efron dhe Amanda Seyfried.
Titulli i filmit do të jetë "Scoob", ndërsa aktualisht është duke u mbledhur ekipi i aktorëve. Sipas burimit, Zac dhe Amanda janë ndër të fundit që janë pranuar në ekip, ndërsa regjinë e filmit do ta bëjë Tony Cervone, raporton LadBible.
Bota e njohu ekipin e gëzueshëm nga filmi i animuar në vitin 1969, dhe që atëherë ata i kemi shikuar në versionet filmike dhe të animuara. Versioni i parë filmik u publikua në vitin 2002, ndërsa vetëm dy vjet më vonë filmi e pati edhe vazhdimin, ndërsa fansat e shoqërisë qesharake më në fund do ta shohin edhe pjesën e tretë të kësaj franshize, shkruan KOHA Ditore.
-
Ava Max do të interpretojë kolonën zanore të filmit më të ri të “Scooby Doo”
-
Arrin fragmenti i parë për filmin e animuar "Scoob!"
-
Ricky Gervais do ta luajë versionin "e ekzagjeruar dhe të çmendur" të vetvetes në Scooby-Doo
-
Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”
-
Shtyhet sërish data e lansimit të filmit “Animal Friends”