Adhuruesi i Scooby-Doo, Ricky Gervais, do ta realizojë ëndrrën dhe të shfaqet si një version "vërtet i çmendur" i vetvetes në një episod të ardhshëm të serialit të animuar.
Aktori zbuloi se ai e ka huazuar zërin për një rol në serialin e animuar në një klip të prapaskenave të publikuar të hënën (21 tetor).
"Më pëlqen që do të mund ta luaj një version të ekzagjeruar ose të çmendur të vetvetes dhe gjithmonë më ka pëlqyer Scooby-Doo. Ai është i zgjuar dhe ka shumë elemente të ndryshme që e bëjnë atë edhe më të zgjuar" i ndan ai pikëpamjet, shkruan KOHA Ditore. "Ndihem shumë krenar që më kanë kontaktuar ta luaj veten në një film ikonik të animuar."
"Më kanë bërë vërtet të çmendur, si një zonjë maceje e moshuar dhe vërtet e çuditshme," tha ai.
"Unë jam adhurues i madh i animacionit, kështu që kjo nuk kërkoi shumë mund nga unë," tha ai. "Filmi më pëlqeu si fëmijë por më pëlqeu edhe kur isha tepër i moshuar. Nuk e di se çfarë tregon kjo për mua."
-
Në adaptimin e ri të “Scooby-Doo” do të luajnë Zac Efron dhe Amanda Seyfried
-
Kit Harington tregon arsyen emocionale pse pranoi rolin në “Harry Potter”
-
Ricky Gervais tregon arsyen përse nuk do të udhëheqë më spektakle të ndarjes së çmimeve
-
Ricky Gervais refuzon të marrë pjesë në dokumentarin e BBC-së për “The Office”
-
Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”