Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

John Cena e konsideron nder të jashtëzakonshëm paraqitjen në pjesën e nëntë të "Fast and Furious"

Legjenda e mundjes WWE dhe aktori John Cena do t’i bashkohet ekipit të filmit "Fast and Furious 9" në vazhdimin e ri, ndërsa angazhimin e tij ai tani e ka konfirmuar zyrtarisht edhe në Twitter.

"Kjo franshizë për pothuajse dy dekada po i argëton fansat dhe po i krijon disa nga momentet më të mëdha filmike në histori. Është një nder i jashtëzakonshëm që do t’i bashkohem kësaj familjeje", shkroi Cena.

Ende nuk dihet se kë do ta luajë Cena, edhe pse Deadline pohon se mundësi i famshëm do ta luajë një karakter keqbërës. Deadline gjithashtu pohon se Dwayne "The Rock" Johnson megjithatë nuk do të shfaqet në vazhdimin e këtij filmi, shkruan KOHA Ditore.

Vin Diesel i ka publikuar më parë disa detaje lidhur me këtë film, por deri më tani asgjë nuk ka qenë zyrtare.