Ditëve të fundit në mediat botërore u raportua se, Ben Stiller do t’i bashkohej kastës së aktorëve të filmit të ardhshëm “Fast and Furious 9”, por ai është siguruar që përmes postimit të një mesazhi në rrjetet sociale, t’i hedhë poshtë këto spekulime.
“Raportimet për përfshirjen time në filmin “Fast and Furious” janë të ekzagjeruara. Që do të thotë, fatkeqësisht janë të pavërteta. Megjithatë, ju dëshiroj gjitha të mirat aktorëve të këtij projekti. Shpresoj që vazhdimi i radhës do të ecë mirë në arkat filmike. #FastAndFurious #PageSixIsAmazing,” kishte shkruar aktori në llogarinë e tij në Twitter.
Fillimisht ishte portali “Page Six” ai që kishte raportuar se Stiller do ta ketë një rol të vogël në filmin e famshëm, dhe shumë shpejtë do t’i fillonte xhirimet e tij. Paraqitja në këtë projekt kinematografik do të shënonte ndryshim në stilin e aktorit 54-vjeçar, i cili kryesisht njihet për role komike në filma të tillë si: “Dodgeball” dhe “Night at the Museum”.
“Fast and Furious 9” pritet të lansohet nëpër kinema në maj të këtij viti, derisa në rolet kryesore edhe një herë i sjellë aktorët: Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson dhe Charlize Theron. Ylli i sportit të mundjes, John Cena po ashtu do ta shënojë debutimin në këtë film, duke e portretizuar vëllain e personazhit të Vin Dieselit, Jakob Torretto, transmeton Koha.net.
Në të kaluarën, Cena kishte treguar se dëshiron shumë që ta fitojë respektin e ekipit të filmave “Fast and Furious”, dhe e pranoi se ka ndjerë presion të madh për ta sjellë një performancë të kënaqshme për adhuruesit e projektit të suksesshëm në arkat filmike.
-
John Cena e konsideron nder të jashtëzakonshëm paraqitjen në pjesën e nëntë të "Fast and Furious"
-
John Cena do t’i zë vendin “The Rock'ut” në “Fast & Furious 9”?
-
Regjisori i “Fast and Furious 10” tërhiqet nga projekti, pasojë zënka me Vin Dieselin
-
Brie Larson i bashkohet ekipit të aktorëve të filmit “Fast and Furious 10”
-
Jason Momoa në bisedime për të luajtur në filmin e ardhshëm “Fast & Furious”