Ndërsa festoi premierën e “Avengers: Endgame”, aktori i njohur Vin Diesel lumturoi fansat kur lajmëroi shtimin e një anëtari të ri në familjen e “Fast and Furious”.
Bëhet fjalë për yllin e WWE, John Cena.
51-vjeçari, i cili luajti rolin e Dominic Toretto në gjashtë nga tetë filmat e fundit, njoftoi lajmin në një postim në Instagram.
Në fillim të videos, Diesel pohoi se shumë shpesh sheh në ëndërr mikun e tij të ndjerë, Paul Walker, që ndërroi jetë pas një aksidenti me veturë në vitin 2013.
Dhe në fund të videos u shfaq mundësi profesionist Cena, i cili nuk foli asnjë fjalë por vetëm përshëndeti me dorë dhe e shkeli syrin.
Postimi duket si një njoftim që Cena do ketë një rol në “Fast and Furious 9”, që është planifikuar të godasë ekranet e mëdha të kinemave në vitin 2020./oranews
-
John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”
-
John Cena e konsideron nder të jashtëzakonshëm paraqitjen në pjesën e nëntë të "Fast and Furious"
-
John Cena do t’i zë vendin “The Rock'ut” në “Fast & Furious 9”?
-
Vin Diesel tregon kushtet e tij për “Fast 11”, një nga to rikthimi i Brian O’Conner
-
“Fast X” ekranizon zënkën mes Dantes dhe Dominic Torettos