John C. Reilly iu bashkua HBO-së në pilot-episodin për Showtime Lakers gjatë viteve 1980.
Reilly kështu e fitoi rolin e ish-pronarit të Lakers, Jerry Buss, të cilin është dashur ta luante Michael Shannon, por ai hoqi dorë për shkak të dallimeve kreative, shkruan KOHA Ditore. Karakteri i Buss është përshkruar si një milioner i cili, i nxitur nga suksesi, vazhdimisht preferonte të rrezikonte. Buss kështu e ridefinoi sportin, yjet dhe pasurinë amerikane duke e krijuar një dinasti nga Lakersat. Por, shtëpia e tij e kartave do të mund të rrëzohej mbi të dhe ata që ai i do...
Ky do të jetë një nga disa projektet televizive që Reilly i ka në karrierën e tij. Aktori ishte i kandiduar për çmimin “Oscar” dhe “Golden Globe” për aktorin më të mirë mbështetës në mjuziklin “Chicago” të vitit 2002, ndërsa e njohim edhe si aktor në komedinë Walk Hard: The Dewey Cox Story, Step Brothers dhe Talladega Nights: The Ballad of Ricky Bobby.
Skenarin e shkruan Max Borenstein, ndërsa Adam McKay do ta bëjë regjinë e episodit pilot, ndërsa nga aktorët e tjerë dihet edhe Jason Clarke, i cili do ta luajë Jerry West. Pilot-episodi do të bazohet në librin e Jeff Pearlman në vitin 2014 “Showtime: Magic, Kareem, Riley and the Los Angeles Lakers Dinasty of the 1980s”, ndërsa produksioni fillon në fund të këtij muaji.
-
Bailey: Kishte shumë role që mendoja që nuk mund t’i luaja për shkak të orientimit tim seksual
-
Wrexham, klubi nga Uellsi që u fuqizua nga dy aktorë të Hollywoodit
-
Rooker, pjesë e filmit “Road Rage”
-
“Green Lantern” i jepet edhe një shans
-
Reynolds krenar me Livelyn teksa ajo do të përballet në gjyq me Baldonin