Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Joe Walsh dhe Brian Johnson kanë bërë muzikë së bashku

Joe Walsh nga “Eagles” dhe Brian Johnson i “AC/DC” si duket po përgatisin diçka.

Walsh e postoi një fotografi të tyre, duke sugjeruar se është duke u përgatitur ndonjë album bashkëpunimi. "Ditë e shkëlqyeshme për të bërë muzikë me shokun tim të vjetër Brian sot në Londër", shkroi Walsh në Instagram. "E bëmë për mrekulli! Të dua, mik!"

Nuk dihet nëse po regjistrojnë diçka apo thjesht po argëtohen, por Blabbermouth vë në dukje se komentet në lidhje me këtë postim spekulojnë se po aludojnë për këngën që e kompozuan së bashku, kur Walsh u paraqit në programin televiziv të Johnson ,“A Life on the Road”, qysh në maj, shkruan KOHA Ditore.

Johnson e kishte prezantuar Walshin me tekstin e këngës së titulluar "Chase the Tail" në pjesën e prapme të një limuzine. Walsh pastaj i interpreton disa akorde të AC/DC, ndërsa Johnson këndoi.

“Eagles” momentalisht janë në turne në Britani të Madhe dhe Irlandë, ku do të mbeten deri në fund të korrikut. Datat e tyre të vetme të planifikuara të koncerteve për Shtetet e Bashkuara për këtë vit janë tri koncerte në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, ku do të përfshihen performime të albumit të plotë Hotel California dhe një set i hiteve më të mëdha.

Ende nuk ka lajme për sesionet e regjistrimit, të cilat AC/DC thuhet se i ka mbajtur në Vancouver gushtin e kaluar. Janë paraqitur thashetheme se Johnson, bateristi Phil Rudd dhe basisti Cliff Williams po punonin së bashku pasi fotografitë i paraqitën ata në studion kanadeze ku bendi kishte regjistruar në të kaluarën. Inxhinieri Mike Fraser konfirmoi në prill se ata ishin "duke bërë diçka", por nuk e zbuloi ndonjë informacion tjetër.