Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktiviteti i “AC/DC” në studio konfirmohet nga inxhinieri

Informata më e fuqishme deri më tani se “AC/DC” është duke e përgatitur një album të ri erdhi pasi që inxhinieri i kamotshëm Mike Fraser konfirmoi se bendi është "duke bërë diçka" në studio.

Spekulimet filluan vitin e kaluar pasi që u shfaqën fotografitë e anëtarëve të ndryshëm të bendit në afërsi të Warehouse Studios në Vancouver, ku ata kanë regjistruar në të kaluarën.

Formacioni i Angus Young përfshinte edhe këngëtarin Brian Johnson dhe bateristin Phil Rudd, ndërsa basisti Cliff Williams u shtua më vonë. Nipi i Angus, Stevie Young, mendohet se e ka kompletuar bendin, duke e zëvendësuar xhaxhanë e tij, të ndjerin Malcolm Young, siç kishte bërë që nga viti 2016, shkruan KOHA Ditore.

I pyetur për thashethemet rreth një albumi të ri të “AC/DC” në një intervistë të fundit me Mastering Music Mastering Life, Fraser u përgjigj: "Po, mund të them se kemi qenë në studio duke bërë diçka. Se çfarë do të dalë prej kësaj nuk mund ta them ende." I pyetur nëse Johnson po këndonte, ai tha: "Mendoj se po", me një buzëqeshje.

Artikuj të ngjashëm