Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jimin: Muzika që bën BTS nuk ka të bëjë me gjuhën

Jimin, këngëtar i grupit të muzikës pop BTS nga Korea Jugore, në një intervistë për një media koreane ka folur se si grupi i tejkaloi barrierat që kishte në muzikë për shkak të gjuhës.

“Për të ardhur këtu ku jemi tash ka qenë mjaft e vështirë, ndonjëherë duke humbur rrugën e duke pasur konflikte, por gjithmonë kemi mbështetur njëri- tjetrin”, ka thënë Jimin, raporton NME.

Ai ka shpjeguar se ai dhe grupi kanë qenë shumë të sinqertë duke shprehur të gjitha ndjenjat e emocionet e tyre në publik.

“Mendoj se këto emocione që kemi ndjerë na e kanë bërë lidhjen me njerëzit më të fortë, në fund të fundit nuk ka të bëjë me gjuhën, por është zemra ajo që mbush boshllëqet”, ka thënë ylli.

Këngëtari gjithashtu ka thënë se sfidat që i ka kaluar përgjatë karrierës e kanë bërë atë që të krijojë themele të forta në karakterin e tij.

Grupi ka qenë shumë lartë në toplista me këngët e tyre me të dy gjuhët, angleze dhe koreane.