Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jesy Nelson do ta lansojë albumin e parë solo në vitin 2022

Foto: AP/Associated Press

Ish-anëtarja e grupit “Little Mix”, Jesy Melson, besohet se do ta lansojë albumin debutues si solo këngëtare, në vitin e ardhshëm.

Këngëtarja, e cila në muajin maj e paralajmëroi bashkëpunimin e ri me studion incizuese, “Polydor”, bashkë me planet për realizimin e albumit të parë si solo këngëtare, ka punuar shumë në krijimin e këngëve të reja të shumëpritura nga fansat, por ekipi i saj dëshiron të pres edhe pak para se t’i zbulojnë këto projekte.

Burime të afërta me këngëtaren 30-vjeçare kanë bërë të ditur se ajo ka pritshmëri të larta për albumin e saj të ardhshëm.

“Deri në muajin e kaluar sa ishte në Los Angeles, Jesy ka qenë e zënë duke krijuar dhe incizuar këngë të reja. Thjeshtë, dëshiron që albumi të jetë sa më i mirë që është e mundur”.

Së fundmi, Nelson tregoi se këngët e padëgjuara janë inspiruar nga një ndarje dhe se ajo nuk dëshiron më kurrë ta përjetojë një zemërthyerje të tillë.

Më 8 tetor, Jesy e lansoi këngën e re në bashkëpunim me rep artisten e famshme, Nicki Minaj. Me titull “Boyz”, videoprojekti e gëzoi një sukses të mirë nëpër toplista dhe në platformat muzikore.