Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jessica Alba tregon sekretet e një martese të lumtur

Aktorja 42-vjeçare është e martuar me Cash Warren që nga viti 2008, dhe Jessica ka zbuluar sekretin e vërtetë të romancës së tyre.

Ylli i Hollywoodit e cila ka tre fëmijë me bashkëshortin e saj tha për “Entertainment Tonight”: "Mendoj se ndonjëherë ka të bëjë me komunikimin”.

"Ndonjëherë mund të themi se: 'Më duhet hapësira ime do të flas me ty më vonë.' Kur të kem nevojë për ty, do të them’, 'Më mungon, a do të kthehesh?’. Pra, bëhet fjalë për të komunikuar gjithmonë se si ndihesh".

Pavarësisht kësaj, burri i saj Cash kohët e fundit pranoi se romanca e tyre nuk është gjithmonë e lehtë.

Producenti 44-vjeçar pranoi se marrëdhënia e tyre kalon nëpër "cikle".

Gjatë një paraqitjeje në podcastin “Whine Down”, Cash ka thënë: "Mund të kalojnë muaj dhe energjia duket disi e fikur".

Cash dhe Jessica kanë zhvilluar një komunikim shumë të mirë të njëri-tjetrit me kalimin e kohës.

Edhe Ish-burri i Jessica Albas thyen heshtjen për lidhjen e saj me yllin e Marvelit Showbiz Ish-burri i Jessica Albas thyen heshtjen për lidhjen e saj me yllin e Marvelit

Producenti shpjegoi se çifti ka mënyra të ndryshme për të zgjidhur problemet mes tyre.

Ai tha: “Kur kalojmë kohë pak të vështira ose i japim njëri-tjetrit hapësirën që na duhet, e bisedojmë, ndoshta shkojmë në takim. Ne përpiqemi të bëjmë gjëra të mira për t'i kthyer ato momentet e mira. Për fat të mirë kam një partnere që është gjithmonë aty për mua e gatshme për të më mbështetur".

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi