Legjenda e rock 'n' rollit, Jerry Lee Lewis, është duke u rikuperuar pasi e ka pësuar një sulm të vogël në tru.
Këngëtari i “Great Balls of Fire” u shtrua në spital në Memphis, Tennessee në mbrëmjen e së enjtes, tha përfaqësuesi i tij për TMZ, por pritet të shërohet plotësisht.
"Ai mezi po pret të kthehet së shpejti në studio për ta regjistruar një album gospel dhe të niset në turne për të performuar live për fansat e tij", thotë përfaqësuesi.
Lewis, 83 vjeç, nuk e ka anuluar asnjë koncert për shkak të problemeve të tij shëndetësore dhe planifikon të marrë pjesë në New Orleans Jazz & Heritage Festival për një performancë në prill, shkruan KOHA Ditore.
Jerry Lee nuk është i vetmi person i famshëm në spital pas sulmit në tru këto ditë - aktori Luke Perry është gjithashtu nën kujdesin e mjekëve në një qendër shëndetësore në Burbank, California. Ish-ylli i Beverly Hills, 90210 ishte sëmurë të mërkurën në mëngjes.
-
Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital
-
Moderatori i famshëm Larry King ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po trajtohet në spital
-
Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor
-
Jamie Foxx zbulon arsyen e shtrimit në spital vitin e kaluar
-
Dr.Dre ndihet me fat që është gjallë