Aktorja e njohur hollywodiane, Jennifer Love Hewitt, e ka bërë të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së tretë.
Ylli i serialit “9-1-1”, tashmë i ka dy fëmijë, një djalë dhe vajzë të quajtur Atticus dhe Autumn, dhe së fundmi e ka bërë publik lajmin se shumë shpejtë do ta sjell në jetë një foshnje tjetër që vjen si befasi e këndshme për aktoren dhe bashkëshortin e saj, Brian Hallisay.
“Ne gjithmonë e kemi përkrahur idenë për një fëmijë të tretë, por definitivisht nuk e kisha menduar që në një vit të çmendur si ky, që e tronditi gjithë botën, do të ngelesha shtatzënë. Mendoj se deri më tani kemi pasuri mundësi t’i rrisim dy fëmijë vërtetë të veçantë, të cilët do të shërbejnë si model i përkryer për foshnjën e ardhshme. Kjo ishte një dhuratë aq e këndshme, e bukur dhe befasuese, e cila vjen pikërisht në këtë kohë dhe na mundëson mua dhe bashkëshortit tim që sërish të kujdesemi për një fëmijë të vogël”, citohet të ketë thënë aktorja.
Tutje aktorja tregoi se dy fëmijët e saj mezi po e presin ardhjen e foshnjës në jetë, madje djali i saj e kishte parashikuar se ajo është shtatzënë, para se Hewitt ta mësonte lajmin e gëzuar.
Kurse në një intervistë të fundit, aktorja 32-vjeçare e njohur për role të shumta në seriale dhe filma romantik, por edhe triller dhe aksion, e konfirmoi se nuk planifikon të mbetet sërish shtatzënë pasi familja prej pesë anëtarësh është e mjaftueshme për të.
Edhe
Jennifer Lawrence shfaqet në publik me bashkëshortin, mes raportimeve se ka sjellë në jetë fëmijën e dytë