Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez lanson brendin e pijeve alkoolike “Delola”

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, e ka lansuar brendin e ri të pijeve alkoolike të krijuar sipas shijeve të saj personale.

53-vjeçarja e cila është e martuar më aktorin dhe regjisorin e njohur hollyëoodian, Ben Affleck, e paralajmëroi lansimin e brendit “Delola Spritz” përmes postimit të një videoje të gjatë në Instagram, ku ajo shfaqet duke e shijuar këtë pije në një gotë të mbushur me akull dhe ku e jep shpjegimin prapa krijimit të saj.

“Jam krenare ta ndajë më ju brendin ‘Delola’, një koleksion i imi i ri dhe unik i pijeve alkoolike, që janë gati për t’u shijuar nga të gjithë ju. Emri i brendit vjen nga pseudonimi im, Lola. Kështu më quajnë miqtë dhe të afërmit kur ndihem lozonjare dhe e lirë për të vallëzuar pa asnjë brengë”, dëgjohet duke thënë Lopez në videon promovuese.

Ndër të tjera ajo thotë se ka dashur ta krijoj një pije e cila i mungonte tregut, dhe një pije që është e lehtë për t’u konsumuar dhe përmban përbërës më kualitativ dhe të shijshëm, sepse sipas saj argëtimi nuk duhet të jetë i vështirë.

JLo duket se për ta krijuar kwtw brend ka përzier shijet e saj të preferuara dhe frutat natyrale si, manaferrat, hibiskusi, portokalli dhe sigurisht frutën tropicale të njohur me emrin “fruta e pasionit”.

Sipas këngëtares këto pije nuk kanë gluten dhe ëmbëlsues artificial, si dhe përmbajnë sasi të njëjtë të alkoolit sikurse një gotë verë.

Edhe JLo i ka kushtuar këngë të re bashkëshortit Ben Affleck Showbiz JLo i ka kushtuar këngë të re bashkëshortit Ben Affleck

Deri tani janë krijuar tri lloje të pijes, “Bella Berry Spritz”, e cila përmban vodka, manaferra dhe hibiscus, “Paloma Rosa Spritz”, e krijuar me tekila dhe ‘grapefruit’, si dhe “L’Orange Spritz” e cila përmban liker “Amaro”, portokall dhe frutën e pasionit.

Në fund, Lopez deklaron se është krenare që kjo kompani është themeluar nga gratë, me synimin për të krijuar produkte të reja, interesante dhe më të shijshme në tregun e pijeve alkoolike.

Image