Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Coolidge “do të donte” të ishte pjesë e “Legally Blonde 3”

Jennifer Coolidge "do të donte" të luante në “Legally Blonde 3”, sepse ajo ka dëgjuar se projekti është duke u përgatitur.

Aktorja 58-vjeçare fitoi shumë fansa kur e luajti Paulette në Legally Blonde në vitin 2001 dhe vazhdimin e tij, Legally Blonde 2: Red, White & Blonde, në vitin 2003. Dhe ndërsa një vazhdim i dytë ende nuk është paralajmëruar zyrtarisht, Jennifer është shumë e vendosur ta reprizojë rolin e saj.

"E di se është duke u përgatitur një skenar, kështu më është thënë", tha ajo për Entertainment Tonight. "Dhe vazhdimisht shoh lajme në shtyp për të. Po dëgjoj se do të bëhet, por thjesht nuk e di se cili është afati kohor. Por nëse më kërkohet ta bëj, do të jem patjetër atje... Do të dëshiroja ta luaja Paulette përsëri".

Ky koment i Jennifer vjen pasi që Reese Witherspoon, e cila e luajti avokaten Elle Woods në filma, tha se ajo do të dëshironte t’i shihte ish-koleget e saj të mblidhen së bashku për filmin e tretë në franshizë, shkruan KOHA Ditore.

Image

"I dua Jennifer Coolidge dhe Luke Wilson, si dhe Selma Bler kështu që ka shumë karaktere të shkëlqyera që njerëzit i duan", vazhdoi Reese, duke iu referuar Paulette, bashkëshortit të saj në film, Emmett, dhe shoqes së herë pas hershme të Elle, Vivian.

Ajo shtoi: "Nëse do ta bëjmë, shpresoj se të gjithë do të paraqiten në të".