Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Aniston nuk ka kohë për lidhje

Jennifer Aniston nuk ka fare kohë për lidhje pas ndarjes nga Justin Theroux vitin e kaluar.

Ylli i “Friends” u nda nga aktori i “Zoolander”, Justin në shkurt të vitit 2018, pas dy vjet e gjysmë martese, ndërsa në një intervistë të re me revistën “Harper's Bazaar”, Jennifer e pranon se romanca përkohësisht nuk është prioritet në krahasim me karrierën e saj, meqë ajo ka qenë e zënë duke punuar në projektin e saj të ardhshëm televiziv, në serinë komedi-dramë “The Morning Show”.

E pyetur nëse i kishte provuar takimet online, ajo përgjigjet: "A jam në OkCupid (sajtin për takime)? Jo. Nuk kam fare kohë, të jem e sinqertë. Fokusi im ka qenë në seri, kështu që lidhjet nuk kanë qenë një nga prioritetet e mia të para."

Kjo nuk do të thotë se aktorja nuk është e interesuar të gjejë përsëri dashuri, edhe pse ajo do t'ia lërë gjërat fatit, shkruan KOHA Ditore.

"E ndiej se sido që të duket romanca, ajo do të paraqitet vetë, dhe nuk ka të bëjë me kërkimin e saj", thotë Jennifer.

"Kur të trokas, do të jetë e mirëpritur. Nuk mendoj sikur ‘jo, i kam dhënë fund kësaj. Kjo nuk do të ndodhë përsëri.'”

Edhe Jennifer Aniston harron ndarjen, kërkon ndihmën e miqve për ta gjetur “mashkullin ideal” Showbiz Jennifer Aniston harron ndarjen, kërkon ndihmën e miqve për ta gjetur “mashkullin ideal”

"Koha ime në këtë planet është shikuar në një mënyrë të caktuar. Është mënyra ime; është ajo që më është dhënë në këtë raund. Por nuk mendoj se diçka nga e kaluara ime më kanë dhënë arsye ta krijoj ndonjë mburojë apo mur rreth vetes, 'Jo më, kaq ishte, jam mbyllur'".

Image

Jennifer, e cila më parë ishte e martuar edhe me Brad Pittin, beson se njerëzit duhet të kenë partnerë të shumtë të veçantë në jetën e tyre: "Mendoj se kemi shumë shpirtra binjakë", shpjegon ajo. "Nuk mendoj se është vetëm një. Mendoj se kemi grupe shpirtrash.

"I kam pasur disa miq për 35 vjet. Mendoj se të gjithë e kemi bërë një lloj marrëveshjeje të pavetëdijshme. Është sikur të takohen grupe të caktuara njerëzish, ata e formojnë një grumbull të vogël shpirtrash - një lloj grupi të përbashkët shpirtrash të cilët janë bashkuar."