Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jen Selter krekoset me patina dhe më pas rrëzohet

Pronarja e prapanicës më të famshme, amerikania Jen Selter (24) u krenua se si në natën e Krishtlindjeve kishte vendosur të kalonte kohë në sheshin e patinazhit me miqtë e saj. Edhe pse duhej të ishte argëtuese, për Jen nuk ishte fare.

Në veshje krishtlindjesh – tuta të kuqe, crop top të bardhë deri në kërthizë dhe kapelë të kuqe, ajo deshi t’i tregonte aftësitë e saj të patinazhit, por kjo nuk zgjati shumë.

Amerikania i kaloi vetëm dhjetë sekonda në akull dhe kështu e lëndoi prapanicën e saj, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse nuk kishte fytyrë të pikëlluar, ajo u pa se kishte dhimbje kur ra, ndërsa me aftësitë e saj të patinazhimit ajo i bëri të qeshnin afro 13 milionë ndjekës në Instagram.

“E kam shikuar videon njëqind herë, shpresoj se je mirë, duket e dhimbshme”, - kanë shkruar fansat e saj. Edhe pse i bëri të qeshnin shumicën, përfshirë edhe veten, disa e kritikuan se si nuk kishte të ftohtë me aq pak rroba.

Dihet që amerikania është adhuruese e ushtrimeve dhe ushqimit të shëndetshëm, por deri më tani fansat nuk e dinin që ajo çdo ditë për tre muaj mund të vishte atlete të ndryshme dhe përsëri nuk do të ishte në gjendje t’i vishte të gjitha, derisa ajo së fundmi u krenua me koleksionin e saj të atleteve.