Çifti bashkëshortor Jay Z dhe Beyonce bashkërisht kanë mbi një miliard dollarë, shkruan revista Forbes.
Revista vlerëson se Jay Z ka 810 milionë dollarë dhe këngëtarja Beyonce ka 350 milionë dollarë, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa më e madhe e pasurisë së Jay Z vjen nga kompania e tij Roc Nation. Të dy kanë edhe një pjesë të rëndësishme të aksioneve në shërbimin striming Tidal. Jay Z me kompaninë Live Nation si partner për koncerte ka nënshkruar kontratë dhjetëvjeçare, e cila sipas pohimeve të Variety vlen 200 milionë dollarë.
Çifti bashkëshortor ka vajzën pesëvjeçare, ndërsa Beyonce është shtatzënë dhe pret binjakë.