Aktori i njohur hollywoodian, Jason Sudeikis, e ka ringjallur lidhjen romantike me ish të dashurën e tij, Keeley Hazell.
Ylli i serialit shumë të shpërblyer, “Ted Lasso”, besohet se është ribashkuar me modelen 35-vjeçare, kjo pasi në mediat botërore kanë filluar të qarkullojnë fotografi ku ata shihen në përqafimin e njëri-tjetrit teksa janë me pushime në Cabo San Lucas të Meksikës.
Keeley e cila për herë të parë u takua me Jasonin në vitin 2014 në sheshin e xhirimeve të filmit, “Horrible Bosses 2”, dhe më pas ka punuar sërish me aktorin në vitin 2020, kur e fitoi një rol të vogël në serialin “Ted Lasso”, dukej e lumtur përkrah Jasonit dhe çifti po i shijon pushimet në maksimum.
Dyshja e famshme asnjëherë nuk e kanë konfirmuar lidhjen publikisht, por në qershor të këtij viti burime të afërta bënë të ditur se ata janë të përfshirë në një romancë, por lidhja mes tyre nuk është serioze. Ata nuk janë parë më bashkë në publik, nga muaji shtator.
“Ata kanë një kohë që janë në lidhje por thjeshtë janë duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Në këtë pikë, nuk ka asgjë serioze mes tyre”, kishte deklaruar një burim i afërt i aktorit.
Në nëntor të vitit 2020, Sudeikis u nda nga partnerja e tij prej vitesh, Olivia Wilde, por ata i kanë mbajtur raportet e mira mes vete për hir të dy fëmijëve të tyre, Otis dhe Daisy.
Pak kohë pas ndarjes së çiftit shumë të dashur nga publiku, Wilde e nisi lidhjen e re romantike me ish-anëtarin e grupit “One Direction”, Harry Styles, të cilin e takoi në sheshin e xhirimeve të filmit të saj të ri, “Don’t Worry Darling”.
{gallery}