Pas shumë viteve të kaluara duke i gjuajtur demonët dhe duke i luftuar fantazmat, ylli i serisë “Supernatural”, Jared Padalecki është i gatshëm për një sfidë të re: t’i veshë çizmet e kaubojit të Chuck Norris në rebootin e serisë aksion të viteve '90 - Walker, Texas Ranger.
Ana Fricke e sjell versionin e ri të serialit, në të cilin Padalecki do të jetë Cordell Walker, njeriu i cili i kthehet familjes së tij ndërsa i heton krimet në njësinë më elitare në shtet.

Babai i ve i dy fëmijëve kthehet në Austin pasi që dy vjetët e fundit ishte në një mision jashtëzakonisht të fshehtë dhe të rëndësishëm, shkruan KOHA Ditore. Atje e zbulon se po e presin shumë punë të papritura.
Walker dhe partnerja e tij - njëra nga femrat e pakta në historinë e rangerëve të Teksasit - janë heronjtë e epokës moderne që i duhen botës sonë, e ndjekin kodin e tyre moral për të luftuar për atë që është e drejtë, pavarësisht rregullave.
Seriali ende nuk ka kompani mëmë, por supozohet se atë do ta marrë përsipër CW, në të cilin aktualisht transmetohet Supernatural. Data e publikimit nuk dihet ende, por të gjitha detajet i presim së shpejti.