Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jared Leto me performancë të shkëlqyer në filmin e ri “Morbius”

Foto: AP/Associated Press

Janë publikuar pamjet e reja të projektit të ardhshëm të aktorit Jared Leto, “Morbuis”.

Filmi i bazuar në librat komikë dhe i realizuar nga studio “Sony” fokusohet në personazhin e keq të inspiruar nga filmat “Spider-Man”.

Rolin kryesor e luan ylli i shpërblyer me “Oscar”, Jared Leto. Ai e portretizon një biokimist, i cili provon ta shërojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, dhe shndërrohet në diçka të errët dhe të frikshme.

Matt Smith, Adria Arjona, Jared Harris, Al Madrigal, dhe Tyrese Gibson, gjithashtu luajnë në këtë film regjinë e së cilit e ka bërë, Daniel Espinosa.

“Morbius” lansohet për publikun e gjerë në janar të vitit të ardhshëm.