Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jared Leto e festoi ditëlindjen e 50-të

Foto: AP/Associated Press

Ylli i njohur i hollywoodit, Jared Leto, vendosi që me postimin e një fotografie ku shihet pa bluzë, ta festojë ditëlindjen e tij të 50-të të dielën më 26 dhjetor.

Aktori dhe vokalisti i grupit “Thirty Seconds to Mars”, e ndau fotografinë me ndjekësit e tij në Instagram ku edhe mori shumë pëlqime dhe komente, disa prej së cilëve e pyesnin atë se si është e mundur që nuk po di të plaket.

“Ju falënderojë për të gjitha urimet e ditëlindjes”, me këto fjalë Leto e kishte shoqëruar postimin e tij. Besohet se fotoja është realizuar në sheshin e xhirimeve të filmit të tij të ardhshëm të realizuar nga studioja “Sony”.

Ndërkaq në një intervistë të fundit, aktori dhe këngëtari i dashur për publikun e bëri të ditur lajmin se, gjatë pandemisë i ka shkruar më shumë se 264 këngë të reja. Albumi i fundit i incizuar në studio i grupit të shumëshpërblyer “Thirty Seconds to Mars”, e mban titullin “America” dhe u lansua në vitin 2018. Ai u mirëprit nga fansat anembanë botës dhe shënoi suksese të mëdha në toplistat muzikore, duke u pozicionuar në vendin e dytë të toplistës së 200 albumeve më të mira “”Billboard”.

Sa i përket kinematografisë, Leto së shpejti vjen me performancë të shkëlqyer në filmin e ri “Morbius”.

Projekti bazuar në librat komikë dhe i realizuar nga studio “Sony”, fokusohet në personazhin e keq të inspiruar nga filmat “Spider-Man”. Ylli i shpërblyer me “Oscar” e portretizon një biokimist, i cili provon ta shërojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, por shndërrohet në diçka të errët dhe të frikshme.

Edhe Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim Showbiz 3 j. më parë Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim

Matt Smith, Adria Arjona, Jared Harris, Al Madrigal, dhe Tyrese Gibson, gjithashtu luajnë në këtë film regjinë e së cilit e ka bërë, Daniel Espinosa.

“Morbius” lansohet për publikun e gjerë në janar të vitit të ardhshëm.