Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jamie Bell dhe Michael B. Jordan në adaptimin e romanit “Without Remorse”

Jamie Bell është në bisedime përfundimtare për t'u bashkuar me Michael B. Jordan në përshtatjen e Paramountit të romanit të Tom Clancy “Without Remorse”, i cili është i vendosur në botën e agjentit superior Jack Ryan.

Stefano Sollima do ta bëjë regjinë e filmit të bazuar në skenarin e Taylor Sheridan, me të cilin ka punuar në filmin “Sicario: Day of the Soldado”. Tashmë dihej se Jordan do ta luante oficerin John Clark, të njohur gjithashtu si John Terrence Kelly, një ish-anëtar të Navy SEAL i cili punon për CIA-n. Bellin do të duhej ta luajë Robert Ritter, zv/drejtorin e operacioneve në CIA, i cili është ndër personazhet më të rëndësishëm në botën e Clancy dhe do të ndihmojë në rekrutimin e Kelly në CIA, shkruan KOHA Ditore. Ritter shfaqet në një varg romanesh, përfshirë Clear and Present Danger, të cilin Paramount e ekranizoi në vitin 1994 dhe në të cilin Jack Ryanin e luan Harrison Ford.

Paramount planifikon ta lansojë një franshizë të re për John Clark, në të cilën atë do ta luajë Jordan, kështu që planifikohet edhe filmi Rainbow Six i cili fillon me produksionin deri në fund të vitit. Clark shfaqet në 17 romane të Clancy duke filluar nga viti 1988 (The Cardinal of the Kremlin), dhe edhe pse duket si një person sekondar i cili thjesht e ndihmon analistin e CIA-s Jack Ryan, ai pikërisht me romanin Without Remorse arrin në qendër të vëmendjes me tregimin e tij dhe me atë sesi filloi të punojë për CIA-n.

Filmin Without Remorse në kinema e presim më 18 shtator 2020, ndërsa për Rainbow Six nuk dihet ende data e shfaqjes. Jamie Bell dhe Michael B. Jordan tashmë kanë luajtur së bashku në film, në versionin e ri të Fantastic Four nga viti 2015 (Ben Grimm/The Thing dhe Johnny Storm/The Torch Human), i cili kaloi mjaft keq tek kritika dhe publiku.

Amazon Prime e ka shfaqur sezonin e parë të serisë Tom Clancy's Jack Ryan ku rolin kryesor e luan John Krasinski, ndërsa sezonin e dytë e presim më 1 nëntor.