Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

James Blunt kërkon veshkë për babanë e sëmurë gjatë një interviste televizive

James Blunt e përdori intervistën e tij të drejtpërdrejtë televizive Good Morning Britain të mërkurën (23 tetor) për të bërë apel për një dhurues të veshkave për ta ndihmuar babanë e tij të sëmurë rëndë.

Këngëtari i You’re Beautiful iu tha shikuesve se e kishte marrë vendimin që të paraqitej në program për t'i pyetur ata, "Cili grup i gjakut jeni", në një përpjekje për ta ndihmuar babanë e tij, kolonelin Charles Blunt, që ta gjente veshkën që përputhet.

Image

"Disa gjëra kanë ndodhur në jetën time për të cilat duhej të shkruaja," shpjegoi James. "Babai im nuk është aq mirë. Ai ka nevojë për një veshkë të re. Dhe ai është dhurues i veshkës. Dhe kam ardhur këtu për t'ju pyetur se cili grup i gjakut jeni. Nëse jeni 0-pozitiv, do t’jua heq."

James shtoi se për shkak se ka grup tjetër gjaku, ai nuk përputhet si dhurues, shkruan KOHA Ditore.

45-vjeçari shpjegoi se për ta ndihmuar veten që ta përballonte sëmundjen kronike të veshkave të babait të tij, ai po i kthehej muzikës dhe kishte shkruar një këngë për prindin e tij në albumin e tij të ri, “Once Upon a Mind”.

Edhe Beteja e Bruce Willisit me demencën, vajza e tij thotë se ai nganjëherë nuk e njeh Showbiz Beteja e Bruce Willisit me demencën, vajza e tij thotë se ai nganjëherë nuk e njeh

"Me të vërtetë ka qenë një moment i mahnitshëm," tha James i emocionuar. "Sepse kur e kupton vdekshmërinë e babait tënd, është një mundësi e shkëlqyeshme për t’ia thënë gjërat që do të doja t'ia thoja.

"Kështu që e kam shkruar një këngë të titulluar ‘Monsters’ për të. Në të thuhet “unë nuk jam djali yt, ti nuk je babai im, ne jemi vetëm dy burra të rritur që themi lamtumirë. Nuk ka nevojë për falje, nuk ka nevojë të harrohet, unë i di gabimet e tua dhe ti i di të miat”.