Showbiz

Jack Nicholson, me homazh emocional për Kobe Bryantin në një intervistë të rrallë

Jack Nicholson emocional, e pranoi se ngelet "një vrimë e madhe në mur", pas vdekjes së parakohshme të Kobe Bryantit, ndërkohë që e dha një intervistë të rrallë për t'i bërë homazhe lojtarit të basketbollit.

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar është një adhurues i kamotshëm i Los Angeles Lakers, ekipi në të cilin Kobe luajti para vdekjes së tij tragjike të dielën, dhe u pa shpesh në lojërat e Lakers.

Derisa nuk preferon të japë shumë intervista këto ditë, Jack e theu rregullin e tij për ta përkujtuar Kobe - i cili vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, pasi që helikopteri në të cilin po udhëtonin u përplas.

"Reagimi im është i njëjtë me pothuajse të gjithë L.A.", tha ai derisa foli me Jim Hill të CBSLA vetëm disa orë pasi u publikua lajmi. "Aty ku ne mendojmë se gjithçka është e fortë, është një vrimë e madhe në mur. Isha mësuar ta shihja dhe të flisja me Kobe dhe kjo të vret. Është thjesht një ngjarje e tmerrshme."

Image

Ylli 82-vjeçar filmik vazhdoi duke e kujtuar herën e parë kur u takua me Kobe, duke e pranuar se e "ngacmoi" sportistin duke ia ofruar atij një top të basketbollit të nënshkruar nga vetë ai, shkruan KOHA Ditore.

"Ai më shikoi sikur isha i çmendur," qeshi Jack.

Sa i përket asaj se si ai do ta kujtojë basketbollistin, i cili ishte vetëm 41 vjeç kur vdiq, ylli i “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” u përgjigj: "Më kujtohet tërësia se sa lojtar i madh ishte ai... Do të mendojmë për të gjatë gjithë kohës dhe do të na mungojë."