Jack Black e kaloi ditëlindjen e tij të 50 duke provuar që të hipte në 50 rollercoasterët në Disneyland për ta festuar ditëlindjen e tij.
Ylli i filmit Jumanji: The Next Level doli me sfidën e tij të ashtuquajtur "Disney 50" dhe i dërgoi dy djemtë e tij për udhëtimin emocionues në gusht (19) - por kjo ditë i dedikohej më shumë vetë atij.
"E shpika sfidën Disney 50, vetëm pse po i mbushja 50 vjeç", tha Black. "Doja të argëtohesha... Djemve të mi u pëlqen të shkojnë në Disneyland, por jo aq sa mua.

"Në fakt janë më shumë se 50 udhëtime, por unë i bëra 50 për ta bërë që të tingëllojë më mirë për Instagramin tim, por po, duhet të shkoni në të gjitha udhëtimet, përfshirë ato të dobëtat“, - të gjitha brenda një dite"!
Por Black e pranon se ai u detyrua ta përdorte famën e tij për të hyrë pa radhë me qëllim që ta përfundonte sfidën, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
8-vjeçari bëhet vizitori i miliardtë i Disneylandit në Kaliforni
"Duhet të lëvizni shpejt dhe duhet ta përdorni famën - nuk do t’i kaloni të gjitha ato radhë pa famë. Është e turpshme", e pranoi ai.
"Tani që po e pranoj..., e kuptoj se nuk duhet t'u tregoj njerëzve se si e bëj Disney 50"!