Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

J. Balvin bashkëpunon me kompaninë “McDonald's”

Kompanisë McDonald’s po i pëlqen bashkëpunimi me persona të famshëm.

Rrjeti i restoranteve të ushqimit të shpejtë po bëhet bashkë me pop yllin latin, J. Balvin, për krijimin e një vakti ushqimor që i përfshinë disa prej artikujve të tij të preferuar nga menuja.

Ky vendim i McDonald’s vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm të kompanisë me reperin, Travis Scott, që shkaktoi mungesë të produkteve ushqimore nëpër të gjitha restorantet “McDonald's” në vend.

Oferta e re e krijuar me këngëtarin J. Balvin përmban hamburger “Big Mac”, patate të fërguara me keçap dhe një pije të quajtur “Oreo McFlurry’. Ajo do të fillojë të shitet nëpër të gjitha pikat e “McDonald’s” nga e hëna, si dhe do të jetë pjesë e menusë për një periudhë të limituar, deri më datë 1 nëntor.

Ylli i hitit “Mi Gente” e ka postuar një mesazh në Twitter, ku ua bëri të ditur lajmin gjithë fansave të tij.

“Si një adhurues i kamotshëm i McDonald’s, jam i lumtur t’i bashkohem listës së shkurtër të ikonave globale që janë nderuar me krijimin e një vakti ushqimor në emër të tyre,” kishte shkruar 35-vjeçari Balvin.

 

 

Konsumatorët të cilët e porosisin këtë ofertë përmes aplikacionit online, do ta marrin një pije falas. Çmimet kësaj menuje variojnë në bazë të lokacionit të restoranteve të ushqimeve të shpejta “McDonald’s” në Amerikë.

Artikuj të ngjashëm