Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjigandët e ushqimit të shpejtë heqin domaten nga menytë

Domatja po hiqet nga menytë e gjigandëve të ushqimeve të shpejta

Domatet janë jashtë menysë në Indi, ndërsa Burger King bëhet zinxhiri më i fundit i ushqimit të shpejtë që ndikohet nga rritja e çmimeve të produktit bazik në kuzhinë.

Muajin e kaluar, McDonald's (MCD) njoftoi se shumë nga restorantet e tij në të gjithë vendin do të hiqnin përkohësisht domatet nga hamburgerët e tyre, duke përmendur çështjet e cilësisë dhe mungesën e furnizimit, ka raportuar CNN.

Në një seksion pyetjesh të shpeshta në faqen e tyre të internetit, Burger King i siguroi klientët se domatet do të kthehen së shpejti, duke thënë se mungesa e tyre aktuale ishte "për shkak të kushteve të paparashikueshme mbi cilësinë dhe furnizimin e kulturave të domates".

Nuk ishte e qartë nëse heqja e domateve do të aplikohej për të gjithë ose vetëm disa nga dyqanet e tyre.

Vendimi i Burger King vjen pasi banka qendrore e Indisë rriti parashikimin e inflacionit për vitin financiar aktual në 5.4% nga 5.1% më parë, duke përmendur rritjen e çmimeve të disa ushqimeve në vendin më të populluar në botë.

Edhe Pak pritje që Ligji për çmimet tavan mund të ketë efekt Ekonomi Pak pritje që Ligji për çmimet tavan mund të ketë efekt

"Duke shkuar përpara, rritja në çmimet e perimeve, kryesuar nga domatet, do të ushtronte presione të mëdha në rritje në trajektoren afat-shkurtër të inflacionit," shkruhej në deklaratë.

Javën e shkuar edhe brendi tjetër i ushqimit të shpejtë ,“Subway” njoftoi se degët e saj indiane do të ngarkonin 30 rupi (0.40 dollarë) shtesë për një copë djathi në shumicën e sandviçëve, raportoi Reuters.

Sa për domatet, kuzhina indiane është e pamendueshme pa frutat e kudondodhura. Por përbërësi i dashur është gjithnjë e më i paarritshëm për shumë veta.

Sipas Boiteau, vetëm disa rajone në jug të Indisë kanë kushte të përshtatshme për rritjen e domateve gjatë muajve të verës, kështu që çdo çështje e lidhur me klimën në këto zona mund të ketë një ndikim në nivel kombëtar në furnizimin me domate të freskëta.

Edhe Shtrenjtimi i ushqimit lidhet me motin ekstrem Lifestyle Shtrenjtimi i ushqimit lidhet me motin ekstrem

Këtë verë, India është tronditur si nga sasitë e pashembullta të shiut, ashtu edhe nga valët e nxehta që vërshojnë, duke theksuar se si vendi më i populluar në botë është ndër më të pambrojturit ndaj efekteve të krizës klimatike.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi