Përfaqësuesit e këngës së shtetit të Izraelit (KAN) në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, kanë deklaruar se do ta ndryshojnë përmbajtjen e tekstit të këngës, në mënyrë që të sigurohen që kënga të marrë pjesë në festival, pasi që tashmë shteti i Izraelit është përballur me bojkot, pavarësisht se çfarë kënge zgjedh.
Times of Israel, ka raportuar se ky vendim i KAN vjen pasi pjesëmarrja e Izraelit në festival është vënë në pikëpyetje, pasi Transmetuesit e Bashkimit Evropian (EBU), të cilët janë drejtuesit e garës së përvitshme, kanë diskualifikuar këngën me arsyen se është shumë e politizuar.
Gjithsesi të dielën KAN kanë bërë të ditur se kanë marrë sërish nën shqyrtim çështjen duke marrë parasysh pozitën në të cilën ndodhet presidenti Isaac Herzog, i cili ka thënë se “posaçërisht tani ata që i urrejnë po duan t’i largojnë nga gara dhe ta bojkotojnë shtetin e Izraelit nga çdo skenë. Izraelit duhet t’i dëgjohet zëri, ta mbajë kokën lartë dhe të valojë flamurin në çdo forum global, sidomos këtë vit”.
Disa aktivistë janë munduar ta ndalojnë pjesëmarrjen e izraelit në “Eurovision”, pasi sipas tyre Izraeli sulmoi Hamasin, por megjithatë EBU vazhdimisht i ka refuzuar këto kërkesa duke thënë se Izraelit do t’i lejohet pjesëmarrja.
KAN të dielën ka bërë të ditur se ka kontaktuar me tekst-shkruesit e dy këngëve që po konsiderohen të jenë të mira, “October Rain” dhe “Dance Forever”, duke i lutur të ndryshojnë tekstet duke u bazuar në lirinë artistike, në mënyrë që të zgjedhin njërën nga këto këngë e ta dërgojnë në EBU, në mënyrë që të shqyrtohen si këngë përfaqësuese të Izraelit. Cilado këngë që zgjidhet, në garë do të performohet nga Eden Golan.
Më vonë pastaj KAN bënë të ditur se do ta bëjnë një këngë të re të quajtur “Hurricane” bazuar në melodinë e këngës “October Rain”, por me tekst të ri, në të cilin bëhet fjalë për disa vajza të reja që i mbijetojnë një krize personale. KAN pastaj deklaruan se do të u duhet aprovimi i EBU-së, por nëse edhe kjo do të refuzohet atëherë do ta dërgojnë çështjen në Apel.
“Ky është një vit ndryshe, dhe ne jemi duke u përballur me gjëra me të cilat nuk jemi përballur në të kaluarën. Për mua është e rëndësishme ta përfaqësoj vendin tim me krenari dhe nëse ndodh, do të punoj sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që ta di edhe vet se kam bërë çdo gjë që kam mundur të bëjë”, ka thënë Golan.
Lajmi se KAN po do ta ndryshojë tekstin e këngës në mënyrë që të marrë pjesë në garë, erdhi vetëm një ditë më pas kur Icelanda në festivalin më të shikuar atje, Songvakeppnin, përzgjodhi artisten Hera Bjork si përfaqësuesen e tyre për “Eurovision”, duke tejkaluar artistin palestinez Bashar Murad, i cili u pa si një nga personat më të zëshëm atje që bënte thirrje që Izraeli të bojkotohej.
Izraeli ka qenë katër herë fitues i “Eurovisionit”, në vitet 1978, 1979, 1998 dhe se fundmi në vitin 2018 me këngën “Toy” të Netta Barzilais. Ndërkohë që Icelanda nuk ka fituar asnjëherë ndërkohë që në festival mori pjesë 35 vjet me radhë.