Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Inspiron njerëzit në mbarë botën: Gjimnastja me sindromën Down bëhet modele

Vajza me sindromën Down, Chelsea Werner, nga California, e ka magjepsur botën me aftësitë e saj në gjimnastikë, dhe tani është bërë edhe modele.

Ajo është kampione e katërfishtë shtetërore në gjimnastikë edhe pse e ka sindromën Down, shkruan KOHA Ditore. Por Chelsea nuk e sheh paaftësinë e saj si një kufizim. Ajo filloi të merrej me gjimnastikë për t’i forcuar muskujt e saj, sepse toni i ulët i muskujve është një simptomë e diagnozës së saj.

Image

Duke e ditur se sa e do vajza e tyre gjimnastikën dhe sa arriti për vetëm katër vjet, prindërit e saj ia gjetën trajnerin më të mirë për t’i realizuar ëndrrat e saj.

Chelsea ishte e vendosur ta tregonte talentin e saj, kështu që filloi të ushtronte 16 orë në ditë. Puna dhe mundi i saj u shpërblyen dhe ajo i fitoi katër kampionate kombëtare në Olimpiadën speciale.

Përveçse merret me gjimnastikë, Chelsea është bërë edhe modele. Ajo u shfaq në kopertinën e revistës “Teen Vogue”, bëri sfilatë në Javën e Modës në New York dhe udhëtoi në mbarë botën.

"Gjithmonë kam dashur të jem para kamerave. Gjithashtu më pëlqen shumë të udhëtoj. Puna ime e parë e modelimit ishte për H&M dhe atë e bëra në Havana të Kubës", tha ajo me krenari.

Edhe Modelja me sindromën Down nënshkruan kontratë me një kompani të madhe Kuriozitet Modelja me sindromën Down nënshkruan kontratë me një kompani të madhe

Për shumë njerëz, tani kjo vajzë 22-vjeçare është një shembull.

"Kam dëgjuar shumë herë nga prindërit e fëmijëve të vegjël se unë jam shembull i tyre. Nëse mund ta ndihmoj ndokënd dhe të ngjall shpresë tek ata, kjo më bën shumë të lumtur dhe krenare", tha ajo.