Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Idris Elbas i pëlqen t’i luajë “djemtë e këqij” në filma

Idris Elbas i pëlqen të luajë personazhe negative, sepse ata janë “të shkruar më mirë”.

Aktori britanik kohët e fundit e luajti keqbërësin me superfuqi Brixton Lore në spin-offin e njohur “Fast & Furious Hobbs & Shaw”, dhe gjithashtu ka luajtur role si Macavity the Mystery Cat në “Cats” dhe një keqbërës akoma të paemërtuar në vazhdimin e ardhshëm të “The Suicide Squad”.

Duke folur për Entertainment Tonight në premierën botërore të “Cats” në New York, Idris shpjegoi se çfarë e tërheq atë drejt personazheve më të errëta.

"Djemtë e këqij thjesht janë të shkruar më mirë", shpjegoi ai, shkruan KOHA Ditore. "Ata janë thjesht më pak të mërzitshëm, duhet t’i thonë të gjitha gjërat që janë në kokën e tyre, dhe pastaj duhet ta bëni me karizëm".

Megjithatë, ai këmbënguli që Macavity nuk është domosdo i keq - thjesht "i dëshpëruar", duke shpjeguar: "Macavityt i ka mbetur edhe një jetë nga nëntë...

"Regjisori Tom Hooper dhe unë donim ta nxirrnim atë. Pra, ai nuk është thjesht si një tip i keq, ai është një tip i dëshpëruar".

Edhe Idris Elba e konsideron punën si aktor një lloj terapie për të Showbiz Idris Elba e konsideron punën si aktor një lloj terapie për të

Ndërkohë, Idris rrëfeu se adhuron të punojë me James Gunn në The Suicide Squad, duke shtuar: "Jam duke e xhiruar atë tani derisa po flasim, kështu që as nuk mund të flas për këtë, por jam vërtet i emocionuar që jam pjesë e skuadrës.

"Është një ekip i shkëlqyeshëm... James Gunn është një regjisor i jashtëzakonshëm dhe aktorët janë të mrekullueshëm, kështu që jam duke kaluar shumë mirë".

“Cats” do të shfaqet në kinema më 20 dhjetor. The Suicide Squad pritet të debutojë në vitin 2021.