Idris Elba nuk do ta zëvendësojë Will Smithin si Deadshot në vazhdimin e “Suicide Squad”, por do ta luajë një personazh krejtësisht të ndryshëm.
Fillimisht u raportua se britaniku 46-vjeçar planifikohej ta merrte rolin e anti-heroit të DC Comics, pasi Smith u largua nga projekti për shkak të mospërputhjes së orarit.
Megjithatë, shkrimtari dhe regjisori James Gunn - së bashku me studiot Warner Bros - thuhet se e kanë marrë vendimin për ta braktisur personazhin e Deadshot, tani me Elban në bord për ta luajtur një personazh krejtësisht të ri, sipas “Variety”.
Revista shkruan se ky hap ishte ndërmarrë nga Gunn dhe ekipi i tij në një përpjekje për ta shmangur shqetësimin e Smithit, i cili e luajti personazhin në filmin e vitit 2016, ndërkohë që vendimi rreth ekipit do ta lërë gjithashtu derën e hapur për Smithin që të kthehet në të ardhmen nëse dëshiron.
Gunn thuhet se e ka kontaktuar Elban vetëm disa ditë pasi që Smithi u tërhoq nga vazhdimi – i titulluar “The Suicide Squad” – ndërsa takimi u zhvillua aq mirë saqë ai ra dakord të marrë pjesë në vazhdimin.
Nuk dihet ende se cilin personazh do ta luajë ylli i “Luther” në film, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
Idris Elba është Deadshoti i ri
Gunn aktualisht është në procesin e plotësimit të pjesës tjetër të aktorëve, ku produksioni planifikohet të fillojë më vonë këtë vit.
“The Suicide Squad” është planifikuar të shfaqet në gusht të vitit 2021.