Idris Elba i bëri tatuazh fjalët "one life" në krahun e tij në kujtim të babait të tij të ndjerë.
Ylli i “Luther” tha për Hollywood Reporter se tatuazhi frymëzues në parakrahun e tij shërben si një kujtesë për ta jetuar jetën deri në maksimum, pas vdekjes së Winston Elba në vitin 2013.
"Jeta është e gjitha që e kemi. E kam parë babanë tim të vdiste, dhe ai dhe unë kishim plane të mëdha", tha aktori 46-vjeçar me pikëllim. "Kurrë nuk e pata mundësinë t’ia tregoja frytet e punës sime. Biseduam për gjërat që do të mundë t’i kishte nëse do t’ia dilja, pastaj u sëmurë.
"Ishte zemërthyese, por gjithashtu m’i hapi sytë shumë".
76-vjeçari gjithashtu i shërbeu si shembull Idrisit për rolin e Nelson Mandela në biopikun e vitit 2013, “Mandela: Long Walk to Freedom”, ndërsa aktori thotë se refuzon të lejojë që jeta t’i kalojë para syve, shkruan KOHA Ditore.
"Kur dikush më thotë ‘Je shumë aktiv’, unë i them, ‘Do të vdes një ditë, do ta marr frymën e fundit. E di se çfarë nuk do të doja të mendoj kur të vdes?: Është dashur ta bëja atë’”, tha ai.
Britanezi është aktualisht shumë i zënë; seriali i tij i ri në Netflix, “Turn Up Charlie”, u publikua më herët këtë muaj, ai e përfundoi xhirimin në filmin spin-off të Fast & Furious, Hobbs & Shaw, së bashku me Dwayne Johnson dhe Jason Statham, si dhe përshtatjen e ardhshme filmike të hit muzikorit “Cats”, dhe po përgatitet për debutimin e tij në Coachella si DJ.
Idris e refuzon idenë se ai duhet të etiketohet vetëm si aktor.
"Dua t’i inkurajoj njerëzit që të qëndrojnë larg atyre që ju thonë ‘qëndro me atë që e bën’", theksoi ai. "E keni një jetë për ta jetuar. Nëse doni të provoni diçka të ndryshme, bëjeni atë".