Policia ka identifikuar mbrëmjen e së hënës të dyshuarin për vrasjen e reperit Nipsey Hussle.
Ai është 29-vjeçari Eric Holder. Policia kërkoi ndihmë qytetarëve për gjetjen e të riut.
Sipas hetuesve, Holder qëlloi reperin jashtë dyqanit të tij “Marathon Clothing”, në Los Angeles pasditen e së dielës.
Policia raporton se ai u largua nga vendi i ngjarjes me një Chevy Cruze të bardhë të 2016-ës.
Vetura drejtohej nga një grua që nuk është identifikuar ende.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat.
Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Asghedom, u shpall i vdekur në një spital aty pranë.
Ai vdiq nga plagët e marra në kokë dhe kraharor.

Mbrëmjen e së hënës, policia ndërhyri për të shuar një përplasje që ndodhi gjatë një homazhi për reperin jashtë “Marathon Clothing” në Hyde Park.
Dy persona mbetën të plagosur rëndë, ku njëri prej tyre u përplas nga një veturë.
Një total prej 19 personash u dërguan në spital, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishte rrezik për jetën.
Ata u lënduan ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes./oranews
HydePark #NipseyHustle memorial a fight breaks out and people start running. Several injured in the stampede LAFD responding. LAPD asking for backup. @FOXLA pic.twitter.com/n3Sk2SOe2T
— Kevin Takumi (@KevinTakumi) April 2, 2019