Burri i akuzuar për vrasjen e reperit, Nipsey Hussle, është dënuar me 60 vjet burgim.
Eric R. Holder, Jr. u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë korrikun e kaluar për vrasjen e Hussle - emri i vërtetë i të cilit është Ermias Asghedom. Vrasja ishte kryer jashtë dyqanit të veshjeve të Hussle në Los Anxhelos, në vitin 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHussle, një artiste i nominuar për Grammy, vdiq në moshën 33-vjeçare.
Në këtë ngjarje janë plagosur edhe dy kalimtarë, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë H. Clay Jacke njoftoi dënimin e Holder të mërkurën pasi dëgjoi një nga miqtë e Hussle si dhe lexoi një letër nga babai i Holder.