Reperi Ice-T e ka kritikuar Amazonin që nuk po i uniformon shoferët e vet të shpërndarjes, pasi që e ka pranuar se "gati e kishte qëlluar" me armë një nga punonjësit e tyre të hënën mbrëma.
Aktori dhe muzikanti shkroi në Twitter të martën për t'u ankuar se mungesa e uniformës së shoferit e ngatërroi atë me ndërhyrës ilegal.
"Një mesazh Amazonit: Tani që keni njerëz të rregullt të cilët i bëjnë shpërndarjet tuaja në shtëpi... ndoshta duhet ta veshin ndonjë jelek me AMAZON DELIVERY të shkruar në të... Gati e qëllova një shpërndarës i cili erdhi para shtëpisë sime mbrëmë.... Vetëm po them", tweetoi ai.
Kur një nga ndjekësit e tij e pyeti nëse shoferi ishte veshur me uniformë, Ice, emri i vërtetë i të cilit është Tracy Marrow, u përgjigj: "Jo. Ata nuk veshin fare uniformë. Janë vetëm njerëz të zakonshëm."
Duke shtuar se ai "nuk është i nevrikosur me ta", ai shtoi: "Vetëm po them. Kjo nuk është e sigurt..."
Edhe
Vance e quan “skandal të madh” raportimin në media të vrasjes së 37-vjeçares nga agjenti i imigracionit
Pas tweeteve, Dave Clark, zëvendëspresidenti i operacioneve të Amazon, iu përgjigj yllit: "Vetëm po them... faleminderit për sugjerimin. Ne të duam ty dhe shoferët tanë. Shumë inovacione do të vijnë pas kësaj dhe shumë tjera që tashmë ekzistojnë për t'ju ndihmuar ta përcillni pakon tuaj dhe shpërndarjen në hartë. Faleminderit që jeni konsumator," përcjell KOHA Ditore
Departamenti Amazon Help, gjithashtu, i reagoi Ice, duke i tweetuar: "Faleminderit që na kontaktuat me reagimet tuaja! Do të dëshironim t’ia përcjellim këtë Ekipit tonë të Logjistikës për shqyrtim; ju lutemi na lini detajet tuaja... dhe së shpejti do të jemi në kontakt me ju!"